Një aksident ka ndodhur në Durrës, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me motor.
Pas aksidentit, ai u dërgua me autoambulancë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, duke pësuar dëmtime të lehta në kokë.
Rruga ku ndodhi aksidenti është e njohur për incidente të përsëritura.