-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Do të forcojmë ushtrinë, marrëdhëniet me Shqipërinë mund të përmirësohen

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Top Story, ka folur për bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë, duke theksuar se është i nevojshëm edhe më shumë angazhim në fushën e mbrojtjes.

“Pres mbështetje më të madhe nga Shqipëria, por nga ana tjetër janë të pamohueshme bashkëpunimet që kemi pasur. Do të kemi edhe bashkëpunim më fushën e mbrojtjes sepse jemi dy shtete, por një komb. Brezat e ardhshëm kurrë të mos kenë më frikë nga shtetet fqinje. Duhet të kemi një brez që plaket pa luftë. Për këtë na duhet ushtria e fortë. Ne i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë. Besoj se ka më shumë hapësirë për përmirësim”, tha ai.

Ai theksoi se është e rëndësishme që brezat e ardhshëm të jetojnë pa frikë dhe pa luftë, duke siguruar një mbrojtje të fortë dhe të qëndrueshme për shtetin e Kosovës.

Brezit të ardhëm duhet t’i lëmë një ushtri të fortë që Serbisë kurrë mos t’i shkojë mendja të na sulmojë më!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit