Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti shpalli sonte fitoren në Prishtinë.
“Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re “Kurti3” dhe ne do të vazhdojmë punët që kemi nisur dhe shumë të tjera. 500 mijë vota?
Qytetarët e dështuan rezistencën edhe kundër një lufte të paparë hibride, me ç’rast oligarkët, njëri prej tyre ka shpenzuar para pa hesap, ka kërcënuar punëtorët.
Kemi pasur premtimet më absurde që kanë krijuar një atmosferë irracionale, por populli fitoi, ne jemi subjekti i parë, fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme.
Ata që dolën të dytët dhe të tretët, edhe po të mblidhen bashkë nuk bëhen sa Vetëvendosje. Ecim shpejt bashkë drejt qeverisë së re” tha ai.