-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Itali kujton bisedën e Berluskonit: Me shqiptarët nuk kemi asgjë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët në Itali.
Berisha në fjalën e tij falënderoi Italinë për ndihmën që i ka dhënë kombit shqiptar. Ai falenderoi autoritetet italiane, deputeten e Forza Italia, Erika Masetin.

Berisha nënvizoi se Ialia është vendi ku shqiptarët mësuan se kudo tjetër. Shqiptarët sollën në vendin e tyre me mijëra të reja me të cilën transformuan Shqipërinë.

“Në 34 vitet e fundit, Italia i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë të jashtëzakonshme që shkon në miliarda euro.

Italia është vendi ku shqiptarët mësuan se kudo tjetër. Shqiptarët sollën në vendin e tyre me mijëra të reja me të cilën transformuan Shqipërinë.

Ndaj dhe unë dua të përulem me mirënjohjen më të madhe para këtij kombi mik, para të gjithë italianëve që pritën, punësuan dhe punojnë me shqiptarët.

Një mirënjohje të veçantë kam unë për autoritetet shtetërore të këtij vendi, nga Andreoti tek i pavdekshmi Silvio Berluskoni. Nga Tatarela tek Fini, Butilione e presidenti Tajani e miqtë e mi në Forza Italia.

Nuk harroj kurrë takimet e mia me Silvio Berluskonin. Në çdo takim do më thoshte, Sali, me shqiptarët nuk kemi asnjë problem, janë të shkëlqyer.

Me qeverinë italiane kemi firmosur qindra marrëveshje bashkëpunimi në të gjitha fushat, por kemi ndërmarrë edhe sipërmarrje me rëndësi strategjike për Europën siç është gazsjellësi TAP. Projektet e ardhshme do jenë edhe më të mëdha.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit