Policia e Kosovës e ka arrestuar një person që dyshohet se e ka fotografuar fletën e votimit në një qendër votimi në Gjilan.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe ë pas është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së.
“Më datë 09.02.2025 rreth orës 07:35,Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërejtur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit. Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës”, njoftoi Policia e Kosovës.