Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso në një deklaratë për mediat u shpreh se pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës, ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës.
Kaso nënvizoi se sot dhe mbrëmë janë arrestuar dhjetëra aktivistë të opozitës dhe komisariatet e Tiranës janë mbushur me të rinj dhe adoleshentë.
“Engjëll Tafasi, i riu i arrestuar mbrëmë dhe te tjerë të ndaluar sot përfshirë edhe të miturin Amarildo Tuga janë prova se Hoxha i diktaturës së re e kupton rendin dhe sigurinë si përballje dhe eliminim të opozitës dhe të drejtës për tubim.
Qëllimi është një: Frikësimi i opozitareve pas panikut për protestën madhështore që lajmëroi mbrëmë fitoren e Partisë Demokratike më 11 maj. Por e historia ka treguar se demokratët nuk i kanë trembur kriminelët e diktaturës, aq më pak do i trembin fotokopjet e tyre
Partia Demokratike i bën thirrje nipit të qoftëlargut dhe shërbëtorit të narkoshtetit të frenojë përdorimin e policisë kundër opozitës dhe ti përdorë kundër krimit.
Të luftosh opozitën dhe të bashkëpunosh me organizatat kriminale është një krim që nuk harrohet dhe do të ndëshkohet.
Përndjekja e aktivistëve të opozitës ndërkohë që vijon persekutimi politik dhe burgosja e eksponentëve të larte të saj, nuk e tremb shpirtin opozitar dhe as e kthen nga rruga vrullin e fitores së 11 majit.
Ata që japin urdhra arrestimesh dhe ata që i zbatojnë me zell ato do të japin llogari pas 11 majit.
Të arrestuarve, ndaluarve, familjarëve të tyre dhe të gjithë demokratëve u bëjmë me dije se nuk janë vetëm. Gjithsecili prej tyre do të ketë mbrojtje ligjore dhe politike nga opozita.
Partia Demokratike e ka te qartë:
Programi i dhunës po ia le vendin Programit të Ndryshimit!”, tha Kaso.