-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë/ DnV: 9% të vendvotimeve u hapën me vonesë, shkak mungesa e komisionerëve

Kryesoret

Organizata “Demokracia në Veprim” (DnV) në një konferencë për mediat ka njoftuar se 9% e vendvotimeve në Kosovë janë hapur me vonesë.

Ismet Kryeziu nga DnV tha se në shumicën e rasteve vonesat e hapjes së qendrave të votimit kanë ndodhur për shkak të mungesës së komisionerëve.

“Nga 2589 vendvotime, 9% e këtyre vendvotimeve janë hapur me vonesë. Është raportuar se shkak i vonesave ka qenë mungesa e komisionerëve në 6% të vendvotimeve. Rregullat zgjedhore ndalojnë vendosjen e posterëve dhe materialet tjera në diametrin e lejuar prej 100 metra, kemi parë se në 3% të qendrave të votimit ende kemi posterë apo material të partive politike”, tha ai.

Kryeziu u shpreh se ka edhe dy incidente dhe parregullsi.

“Kemi dy incidente, është incidenti me vëzhgues të DnV në Prizren ku është mohuar qasja në informata nga kryesues të vendvotimeve, përkatësisht në qendrën ‘Abdyl Frashëri’ dhe “’Motrat Qiriazi’”, ka potencuar ai.

Ai theksoi se disa vendvotime vazhdojnë të jenë të paqasshme për personat me aftësi të kufizuar dhe në angazhim janë rreth 500 vëzhgues.

“Një numër i vendvotimeve vazhdojnë të jenë të paqasshme për personat me aftësi të kufizuar. 20% e qendrave të votimit personat me aftësi të kufizuar kanë pasur pengesa në qasjen e tyre për të votuar”, tha Kryeziu nga DnV.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit