-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ: Rezultatet preliminare pritet t’i kemi shumë shpejt

Kryesoret

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se rezultatet prelimintare të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë do të dihen “shumë më shpejt”. Fillimisht do të bëhet numërimi vetëm i votave për subjektet politike, dhe për këtë shkak, KQZ pret se do t’i japë shpejt rezultatet preliminare.

“Po shpresojmë që, duke pasur parasysh që numërimi i fletvotimeve në vendvotime do të bëhet vetëm për pjesën e fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur subjektet politike, do të bëhet më shpejt – sepse nuk do të kemi numërimin e pjesës së fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur edhe kandidatët për deputetë, po shpresojmë që brenda një kohe të shpejtë të arrijmë t’i kemi rezultatet preliminare nga vendvotimet për subjektet politike”, tha Elezi.

Për kohën e saktë tha se nuk mund të flasë. “Sigurisht që do t’ju njoftojmë, por do të mund ta shihni edhe në web-faqen e KQZ-së kur të dhënat nga vendvotimet fillojnë të vijnë e të shfaqen dhe dalëngadalë do të mund të shihni përditësimin e tyre dhe votat për secilin subjekt politik garues”, tha Elezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit