Ditën e sotme në Koosvë po mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ku në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeminsitër si Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
Qendrat e votimit janë hapur që nga ora 07:00 deri në 19:00.
Qytetarët serbë në veri të Kosovës janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuar.
Për ata kjo është hera e parë që u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore.
Ndërkohë qytetarëve u është bashkëngjitur edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek.