Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka votuar sot në zgjedhjet e Kosovës së bashku me familjen e tij në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Haradinaj në një prononcim për mediat bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë pasi vota ka vlerë vetëm në kuti.
“I bëj thirrje qytetarëve dilni të votoni, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj, na priftë e mbara dhe suksese së bashku”, tha Ramush Haradinaj.
Ai u shpreh se dy fëmijët e tij do të votojnë sot për herë të parë.