Ditën e sotme qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare duke zgjedhur kështu deputetët dhe qeverinë e re që do ta drejtojë për 4 vitet e ardhshme.
Personat mund tu drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00.
Në këto zgjedhje kanë garuar 28 parti politike me 1280 kandidatë për deputetë. Në KQZ në listën votuese janë 1 milionë e 970 mijë e 944 votues.
Në Kosovë janë të hapura 903 qendra votimi dhe është hera e parë që zgjedhjet do të organizohen me praninë e kamerave. Ndërsa numri i personave që do të votojnë jashtë Kosovë është mbi 104 mijë.