-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vota e diasporës, Celibashi: KQZ nuk ofron regjistrim në terren, por online

Kryesoret

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një reagimi thotë se regjistrimi i votuesve nga jashtë bëhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit.

Celibashi thekson se regjistrimi i votuesve të diasporës për zgjedhjet e 11 majit bëhet vetëm online dhe jo në terren.

Ai nënvizon që e vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes: Thirrjeve telefonike, Mesazheve në WhatsApp, Chatbot-it dhe Email-it zyrtar të KQZ.

“KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë.

Përtej kësaj, KQZ siguron të gjithë votuesit nga jashtë se procesi i regjistrimit është në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të vendeve të Bashkimit Europian, i mbrojtur nga çdo interes, ndikim politik apo partiak.

KQZ nuk ka autorizuar askënd tjetër që në emër dhe për llogari të këtij institutioni të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, as për brenda vendit dhe më shumë akoma as për jashtë vendit”, thotë Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit