Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano me anë të një postimi në platformën X ka thënë se janë duke monitoruar situatën e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës. Ai shprehet që po monmitorojnë për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës dhe se fokusi është tek komunitetet joshumicë.
“Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për situata dhe koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, veçanërisht duke u fokusuar në komunitetet joshumicë”, ka thënë shefi i EULEX-it në Kosovë.
Ai gjatë mëngjesit ka vizituar Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u pritën në takim nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula.
“EULEX-i është i përkushtuar të monitorojë dhe mbështesë institucionet e RoL-së së Kosovës duke siguruar që secili mund të ushtrojë lirisht të drejtën e tij për të votuar”, shprehet Giovanni Pietro Barbano.