-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Kosovë, ndalohen pesë persona të dyshuar

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka ndaluar pesë persona mbi dyshimin për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”.

Nga këto katër persona janë ndaluar në një rast dhe një në një rast tjetër.Prokuria bën thirrje që qytetarët të denoncojnë në çdo rast dyshimi ose të manipulimit të votave.

“Prokurorët e Shtetit, të cilët po kujdestarojnë sot, do të veprojnë me urgjencë në secilin rast që mund të paraqitet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mundshme gjatë këtij procesi zgjedhor. Prokurori i Shtetit sërish i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit