-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Kosovë/ REL: Çfarë dimë deri më tani?

Kryesoret

Kutitë e votimit janë hapur në orën 7:00. Deri në orën 11:00 kanë dalë 8.58 për qind e qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se procesi është duke u zhvilluar qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident të madh.

Ka pasur raportime për vonesa në hapjen e disa vendvotimeve dhe shqetësime për shënjimin e gishtërinjve me ngjyrë matrikuluese, por KQZ-ja nuk i ka adresuar këto çështje.

Katër kandidatët për kryeministër – Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj – e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës dhe u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë njëjtë.

Thirrje të ngjashme ka bërë edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.

Në këto zgjedhje po marrin pjesë edhe serbët lokalë, ndonëse kishin bojkotuar zgjedhjet prej nëntorit të vitit 2022, kur Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – pati dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Një pjesë e serbëve që financohen nga shteti i Serbisë, kanë votuar kolektivisht në një qendër votimi në Mitrovicë të Veriut.

Zgjedhjet janë duke u mbikëqyrur nga rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) dhe vëzhgues të angazhuar nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit