Ditën e sotme nga ora 07:00 janë të hapura qendra e votimit në Kosovë dhe do të vijojnë deri në orën 19:00.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 11:00, pjesëmarrja ka qenë 8.58 përqind, apo 169,032 votues. Ndërsa ka pasur disa probleme teknike të vogla dhe pjesa tjetër është në rregull.
“Duke u mbështetur në të dhënat nga 2343 vendvotime nga gjithsej 2533, deri në 11:00 kanë votuar 8.58% apo 169,032 votues”, tha kryetari i kQZ, Kreshnik Radoniqi.
Ndërkohë mbi 2 milionë qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.