-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, në këtë komunë nuk ka asnjë votues

Kryesoret

Ditën e sotme në Kosovë po mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Sipas Komisionit Qendor të Zgjedhjeve deri në orën 11:30 në Komunën e Leposaviqit ende nuk ka votuar asnjë votues. Ndërsa në komunat e tjera po vijon votimi normalisht.

Sipas të dhënave janë gjithsej 13,876 qytetarë të regjistruar si votues në atë komunë, por se në kutitë e votimit nuk është hedhur asnjë votë deri në orën 11:00.

Në Leposaviq janë hapur 18 qendra të votimit me gjithsej 26 vendvotime.

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00, sipas KQZ-së, është 8.58 për qind.
Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit