Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko në seancën në Kuvend komentoi arrestimin e Erion Veliajt.
Majko tha se se asnjë deputet nga opozita nuk e akuzoi SPAK ose Altin Dumanin si mercenar për arrestimin e kryebashkiakut. Ai u bëri thirrje që radha do të shikohet kur të takoehen tek kutitë e votimit me 11 maj.
“Unë mendoj që sot është një seancë e veçantë sa i përket edhe fjalorit të përzgjedhur. Fillimisht dua të them se si shumë kolegë të tjerë ndjehem në pozitë të vështirë përballë publikut dhe historisë së PS për atë që i ka ndodhur Veliaj. Përveç fëmijëve çdo familjar i tij ka një urdhër nga gjykata. Askush nga ne nuk akuzoi Dumanin si mercenar, SPAK si organizatë kriminale apo ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm. Keni një perceptim të gabuar për konferencën me kontraktuesin tuaj të paguar. Sot në SHBA gjithçka mendoni se diskutohet për dhe me ju. Nëse kanë qenë marksistët në pushtet sipas jush deri në fitoren e Trump, kur u shpall nga Britania non grata Berisha, ishin në pushtet konservatorët. E dëgjoj shpesh që thonë është radha jonë. Nuk është radhë qumështi apo kosi, Do të takohemi në kutitë e votimit e do shohim kush do të jetë radha e kujt”, tha Majko.