-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Veliajt, Shehaj: Arritje e jashtëzakonshme

Kryesoret

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj në fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend u ndal te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Shehaj e cilësoi arrestimin e Veliajt si një arritje të jashtëzakonshme, pas akuzave të ngritura nga SPAK për korrupsion dhe pastrim pasurie. Ai u shpreh se duhet që të reagojmë pasi Rama është i korruptuar dhe duhet të ndëshkohet me votë.

“Arrestimi i Erion Veliajt është një arritje e jashtëzakonshme. Mbi këtë gjë nuk ka diskutim. S’ka diskutim gjithashtu që nëse Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Europë është sepse ka një kryeministër të korruptuar Pandëshkueshmëria do marri fund në këtë vend kur Edi Rama të dalë para drejtësisë.

Por ndërkohë nuk mund të presim të bëjë gjithçka drejtësia. Duhet të reagojmë! Ne e dimë shumë mirë që Erion Veliaj ishte i korruptuar.

E dimë qe Edi Rama është i korruptuar.

Duhet të reagojmë.

Duhet të hapim sytë.

Duhet t’i ndëshkojmë me votë.

Duhet të votojmë njerëz të pakorruptuar, me integritet.

Prandaj, ju ftoj të gjithëve të mos të dorëzohemi.

Ndërkohë që drejtësia bën detyrën dhe i nxjerr para drejtësisë, ne duhet të reagojmë.

Duhet t’i ndëshkojmë me votë.”, tha Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit