Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo juristi Kreshnik Spahiu thekson se 5 biznesmenët për të cilët SPAK akuzon Veliaj se ka kryer transaksione të paligjshme, kanë lidhje me 500 politikanë të tjerë.
“Me të drejtë thatë se opinioni është i papërgatitur për këtë që ka ndodhur. Diskutohej para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve. Nuk ka të re. Të gjithë prisnin akuzë për inceneratorët apo grupin e 5 D. I gjithë opinioni publik njeh dy çështje në themel, inceneratorët dhe 5D. Në të dyja prokuroria ka mbyllur akuzën dhe nuk është Veliaj i akuzuar. Tani kemi një akuzë për fshehje pasurie, pastrim parash, korrupsion pasiv. Akuza se ka shpenzuar 860 mijë euro veshje dhe bizhuteri online. E dyta ka një shtëpi në plazh. Ajo na mungon është lidhja shkak-pasojë.
Shpenzimet që bën për pasuri të luajtshme apo paluajtshme kërkojnë të ardhura. Nuk kemi një deklaratë të pasurisë së Veliajt. Jemi përballë faktit nga këto 800 mijë euro sa ka deklaruar. Këto para janë të provuara që janë blerë apo dhuruar apo marrë ryshfet. Kemi 5 biznemenë që kanë korruptuar 500 politikanë. Këtu fillon. SPAK ka marrë filozofinë që duke shkuar te mënyra si funksionon biznesi shkon tek politikanët.”, tha Spahiu.