-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Benet Beci: Shkodra në transformim me 10 kantierë ndërtimi

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar fillimin e një serie projektesh të reja për transformimin e qytetit, me mbështetje të qeverisë. Aktualisht po punohet në dhjetë kantierë ndërtimi, ndërsa priten hapje të tjera.

Projekti përfshin përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin urban, duke krijuar hapësira moderne dhe dinjitoze për qytetarët.

Benet Beci, kryetari i Bashkisë Shkodër: Me kryeministrin do shqyrtojmë nga afër një sërë punësh transformuese për Shkodrën. Me mbështetje të plotë nga qeveria dhe kryeministri, po hapim një faqe të re për qytetin tonë përmes ndërhyrjeve të mirëmenduara në infrastrukturën publike dhe zhvillimin urban. Në Shkodër po punohet sot në 10 kantiere dhe presim të hapim edhe kantiere të tjera. Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës , vendosur në qendër të qytetit në godinën që ka qenë Dega e Brendshme, ky vend do shërbejë si memorial dinjitoz për të gjithë ata që kanë vuajtur, me qëllim që qytetarët të mësojnë më shumë për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Do kemi hapësirë për gjithë vizitorët ku të studiohet e kaluara në mënyrë më intensive.

Falënderoj Kishën Katolike që ishin të gatshme që të kontribuojnë. Tjetër hapësirë publike që duhet transformuar është dhe sheshi i xhamisë Ebu Beker, që do krijojë hapësirë dinjitoze për besimtarët e Shkodrës. Ky projekt do përfshijë edhe parkimin nëntokësor e hapësirat tregtare. Dëshiroj të falënderoj Myftininë për bashkëpunimin në këtë projekt. Me bashkëpunimin me arkitektin Jezus Hernandez, jemi të sigurt që do krijojmë dy hapësira të bukura për qytetin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit