IKMT ka nisur aksionin për shembjen e strukturave të paligjshme në hyrje të Shkodrës, veçanërisht në brigjet e Lumit Drin dhe Bunë.
Këto struktura, që ndodhen në pikën e bashkimit të dy lumenjve, përfshijnë dy objekte të larta nga 1 deri në 3 kate, si dhe struktura ndihmëse.
Aksioni pritet të vazhdojë edhe në zona të tjera, përfshirë Liqenin e Shkodrës, për të parandaluar rrezikun nga përmbytjet dhe për të menaxhuar më mirë burimet ujore.