Protestuesit mbrëmjen e sotme marshuan drejt zonës së ish-Bllokut në Tiranë, ku vijuan thirrjet e tyre kundër projektit në Zvërnec dhe kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.
Gjatë marshimit, të rinjtë iu afruan disa lokaleve të zonës, duke u bërë thirrje qytetarëve të linin tavolinat dhe t’i bashkoheshin protestës. “Çohuni nga kafja” ishin thirrjet e tyre.









