Shqipëria mposhtet nga Izraeli në “Air Albania” me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë nga Gloukh.
Kjo ishte edhe sfida e parë e trajnerit të ri, Rolando Maran në krye të kombëtares, i cili debutoi me humbje te kuqezinjtë.
“Ne duhet të shohim mënyrën si rritemi si skuadër dhe jo të shikojmë rezultatin e kundërshtarit. Duhet të shohim disa ndryshime të skuadra. Duhet të përmirësohemi”, deklaroi trajneri Maran.
Kombëtarja shqiptare do luajë me 6 qershor një miqësore tjetër, këtë herë ndaj Luksemburgut.









