Një sherr mes dy të rinjve për një lojë bixhozi ka shpërthyer në një tentativë vrasjeje në fshatin Shënkoll, Lezhë.
Danjel Nikolli, 32 vjeç, ka qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të 33-vjeçarit E.T., por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk e ka goditur. Policia ka arrestuar Nikollin dhe ka sekuestruar armën e zjarrit.
Ai është akuzuar për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.