-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista Serbe: Kemi fituar 10 mandatet

Kryesoret

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se kjo parti i ka fituar dhjetë nga dhjetë mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se fushata ishte “e tmerrshme dhe brutale” kundër partisë së tij, por i falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen, si dhe serbët e zhvendosur që erdhën nga Serbia për të votuar.

“Mirënjohje e madhe për Aleksandar Vuçiçin, ne kemi një shtet, një president. Ne nuk kemi shtet tjetër, e as që po e kërkojmë”, tha Ellek në konferencën për gazetarë.

Pas konferencës, disa vetura me flamuj të Listës Serbe dhe të Serbisë qarkulluan nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut, duke u rënë borive./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit