-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj, zbardhen detajet/ Katër persona të arrestuar, dy në kërkim

Kryesoret

Mbrëmjen e datës 21 prill 2026, në Memaliaj, ndodhi një ngjarje e rëndë, ku E. G. u vra me armë zjarri dhe D. N. mbeti i plagosur.

Pas hetimeve të thelluara nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, janë arrestuar dy persona, N. (25 vjeç) dhe A. K. (47 vjeç), për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”.

Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka shpërthyer pas një konflikti fizik mes disa personave, ku dyshohet se E. G. ka qëlluar me armë në drejtim të D. N., i cili mbeti i plagosur. Më pas, vëllezërit e D. N., D. N. (29 vjeç) dhe M. N. (28 vjeç), dyshohet se e qëlluan me armë zjarri E. G., i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Deri tani, janë shpallur në kërkim dy persona dhe janë sekuestruar prova materiale, përfshirë armë, municion dhe automjete të përdorura gjatë ngjarjes. Puna vijon për kapjen e të dyshuarve të shpallur në kërkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit