-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Skema korruptive që ngriti Veliaj me gruan, 10 raste të provuara

Kryesoret

SPAK ka zbardhur akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u arrestua ditën e sotme me urdhër të kësaj strukture. Përmes një njoftimi, SPAK bën me dije se Veliaj u arrestua për akuza si ‘shpërdorim detyre’, ‘korrupsion aktiv’, ‘korrupsion pasiv’, ‘mosdeklarim i pasurisë’ dhe ‘pastrim parash’. Në njoftim zbardhet edhe skema korruptive ku sipas SPAK ishte përfshirë Veliaj dhe të akuzuarit e tjerë, të cilët përfitonin fonde nga buxheti i shtetit.

“Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht E.V. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, A. X., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale” njofton SPAK-u.

Arrestimi i Veliajt, SPAK zbardh skemën korruptive në Bashkinë Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit