-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump njofton tarifa të reja për çelikun dhe aluminin, BE reagon: Nuk ka arsye të qarta!

Kryesoret

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e tarifave të reja mbi eksportet e çelikut dhe aluminimit nga BE.

Në një deklaratë të Komisionit Evropian, thuhet: “Ne nuk do t’u përgjigjemi njoftimeve pa detaje apo sqarime me shkrim”.

Komisioni theksoi se do të “reagojë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punonjësve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara” dhe i konsideron këto masa si të paligjshme dhe ekonomikisht të dëmshme.

Siç u shpreh më tej në deklaratë, “Tarifat janë në thelb taksa. Duke vendosur tarifa, SHBA-ja do të taksonte qytetarët e vet, do të rriste kostot për biznesin dhe do të nxiste inflacionin. Për më tepër, tarifat rrisin pasigurinë ekonomike dhe prishin efikasitetin dhe integrimin e tregjeve globale”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit