-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Olsi ka pjesë në hotelin e Veliajt, hetimi u bllokua nga Rama

Kryesoret

Sali Berisha ka akuzuar Erion Veliajn dhe Edi Ramën për abuzime dhe korrupsion të madh, duke theksuar se ndërsa Veliaj është një hajdut, Edi Rama është përgjegjës për bllokimin e hetimeve mbi një aferë prej 130 milionë eurosh që nuk ekziston.

“Unë pyes qytetarët: pse nuk u arrestua për djegësin 130 milionë euro që nuk ekziston?

Unë e kuptoj që 1 milion euro fustane, të brendshme dhe të jashtme të Velicës janë një abuzim shumë i madh, por zhdukja e 130 milionëve është një 130 herë më i madh. Kjo është e vërteta.

Ato ishin të gjitha qindarkë për qindarkë paratë e taksapaguesve.

Pse nuk ndodhi? Se aty është Edi Rama. Aty hetimi u bllokua vetëm për shkak të Edi Ramës.

5D. Zotëri, unë që në fillim kam informuar se më kanë shkruar se në hotelin 60 apo 100 milionë sa shkon ai, është edhe Olsi Rama.

Unë i kam publikuar këto, tani t’u them të vërtetën nuk e di nëse është apo jo se duhet të kesh dokumente, por në atë kohë, qytetari dixhital më ka shkruar se me Tivarin është Olsi Rama. Një punonjëse tha se hoteli është i Erion Veliajt.

Por një gjë ndodhi. Erion Veliajt nuk i hyri gjembi në këmbë. Ndaj Erion Veliajt nuk u formua asnjë hetim, asnjë akuzë për këtë.

Çfarë i thotë ky prokuror publikut shqiptar, ligjit dhe të drejtës në këtë mënyrë?

Çfarë i thotë prokurori Arben Kraja dhe Altin Dumani për djegësin që janë zhdukur 130 milionë euro dhe nuk e thërrasin njëherë?

Dhe lëshon Altin Dumani mandat arresti për Arben Ahmetajn që e ka kundërshtar 5 herë djegësin e Tiranës…

A nuk është kjo veprimtari kriminale në grup?”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit