Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, duke e konsideruar eventin një festim të shkëputjes nga Serbia.
Ai gjithashtu komentoi mbi situatën e serbëve dhe marrëdhëniet me Evropën.
“Por unë nuk do të marr pjesë në një festim madhështor të shkëputjes nga Serbia ime. Do të më vinte turp dhe do të pështyja mbi veten dhe popullin tim. Le të festojnë çfarë të duan. Shoh se ata janë shumë të lumtur që u larguan nga serbët dhe Serbia; u uroj gjithë të mirat. Sado e çuditshme të duket, nuk është aspak befasuese që Europa nuk këmbëngul për të drejtën e përdorimit të gjuhës serbe në Mal të Zi, ndërsa këmbëngul për gjithçka tjetër. Le të vazhdojnë punën e tyre. U uroj gjithë lumturinë e botës, ndërsa Serbia duhet të vazhdojë përpara dhe të arrijë suksese të mëdha në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Jam i bindur se si serbët, ashtu edhe qytetarët e tjerë të Malit të Zi, do ta ndiejnë gjithmonë Serbinë si një vend vëllazëror”, tha Vuçiç.









