-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi i kërkon Kuvendit të mos miratojë dy projektligje: Mund të ndikojnë në elektorat

Kryesoret

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një postimi në rrjetet social ka kërkuar që dy projektligje me ndikim fiskal të mos shqyrtohen në Kuvend gjatë periudhës zgjedhore.

Celibashi shprehet që këto projektligje nuk duhet të shqyrtohen pasi prekin politika të rëndësishme fiskale dhe mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale.

“Sot në seancën publike konstatova se miratimi i dy projektligjeve, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligjit “Për paketën e maleve”, nuk respekton kërkesat e nenit 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor.
Ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore, me synimin për të shmangur çdo ndikim të mundshëm mbi elektoratin përmes ndryshimeve në politikat fiskale apo ekonomike.
Në këtë kontekst, miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale. Për këtë arsye, i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të mos i shqyrtojë këto dy projektligje në seancë plenare.”, shkruan Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit