-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmontohet kupola e mafias italiane të Cosa Nostra-s, arrestohen 181 persona

Kryesoret

Nga operacioni i drejtorisë antimafia e Palermos ku kanë marrë pjesë mbi 1200 karabinerë janë arrestuar 181 persona.

Hetimi zbuloi skemën organizative të familjeve kryesore, biznesin e klaneve dhe përpjekjen e Cosa Nostra për të rindërtuar kupolën provinciale dhe për të reaguar ndaj autoriteteve që vitet e fundit kanë çuar në burgosjen e mijëra njerëzve. Rrethet kryesore të përfshira në hetim janë ato të Santa Maria di Gesù, Porta Nuova, San Lorenzo, Bagheria, Terrasini, Pagliarelli dhe Carini.

181 të arrestuar akuzoehn për organizatë kriminale të tipit mafioz, tentativë vrasje, zhvatje, kryer ose në tentativë, rënduar me metoda mafioze, shoqatë me qëllim trafikimin e paligjshëm të narkotikëve, krime kundër pronës, kundër personit dhe lojëra të paligjshme të fatit.

Hetimet zbuluan sistemin e ri me të cilin u takuan bosët për të riorganizuar komisionin e ri krahinor, tashmë të fshirë një herë me arrestimet në dhjetor 2018. Bosët e mafias në burg dhe ata ende të lirë kishin në dispozicion karta mikrosim dhe celularë të koduar, të futur ilegalisht në qeli, me të cilat flisnin pa u shqetësuar nga jashtë dhe jepnin urdhra për të tjerët.Disa nga mafiozët e arrestuar ishin gati të fshiheshin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit