Në publikim e dosjes së çiftit Veliaj dhe Xoxa në lidhje për përfitimin e fondeve të SHBA, rezulton që ata të kenë përdorur në skeën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë edhe Amasadën Amerikane në Tiranë.
Në dosje tregohet që Ajola Xoxa ka përfituar dhjetëra mijëra euro edhe nga fondet e Bashkimit Europian me Harabelin dhe kompani të çiftit kryebashkiak.
Pjesë e dosjes së SPAK për çiftin Veliaj-Xoxa:
- Burime të tjera për krijim e likuiditeteve dhe krijimin e gjendjes bankare të shtetases Ajola Xoxa janë edhe përfitimet nga projekte të ndryshme (projekte të OJF BYL-A) dhe nga qiratë e deklaruara për OJF Qendra “Harabel”, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në pasuri të zotëruara prej saj. Konkretisht, në Deklaratën e Interesave Private të Personit lidhur për vitin 2023, Ajola Xoxa ka deklaruar të ardhura të ndryshme nga angazhimet profesionale dhe aktivitetet e tjera:
-
Qendra Harabel:
i) Ka përfituar 22,481 euro nga projekte të ndryshme;
ii) 10,421 euro si koordinatore për projektin SPA:RE, financuar nga Creative Europe (fonde të BE);
iii) 5,100 euro si drejtuese artistike dhe për prodhim filmi, financuar nga Fondacioni MERC (Itali);
iv) 1,960 euro si rimbursim për një pagesë karte të kryer për stafin.
- Të ardhura nga Balkan Youth Ling Albania (Byl-A): 22,000 euro të ardhura neto nga projekte të ndryshme.
-
Paga nga Partners Laë SHPK: 5,754.65 euro si administratore, duke përfshirë pagesa të prapambetura nga viti 2018 deri në 2022.
-
Qiraja me Qendrën Harabel: Ka përfituar 12,000 euro.
-
Paga nga Botimet Enciklopedike SHA: 12,000 euro.
-
Paga nga Partners Laë SHPK (tjetër burim): 13,200 euro.
- “Partners Laë” shpk, me NIPT L818290130, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK) e themeluar më 27 qershor 2018. Selia qendrore e saj ndodhet në Tiranë, në adresën Rruga Ibrahim Rugova, Sky Toëer, Kati 10/4. Me një kapital prej 100,000 Lekë, shoqëria është 100% në pronësi të shtetases Ajola Xoxa, e cila mban gjithashtu rolin e…