Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që u arrestua dje me urdhër të SPAK-ut akuzohet mes shumë episodesh edhe për një shtëpi, vilë në Qerret që sipas prokurorisë e kishte përfituar nga një ndërtues që në këmbim i kishte dhënë leje ndërtimi. Por sot, kryeministri Rama kishte një tjetër version për vilën.
“Në akuzën që i bëhet kryetarit të bashkisë, në atë romanin e madh, flitet për shtëpinë e të vjehrrit, vite e vite më parë marrë atje në Qerret dhe akuzohet se meqë janë gjetur aty rrobat e djalit tënd. Fëmija që shkon te gjyshi në plazh, akuzohet se nuk e ke deklaruar.
Nuk e di, do ta shikojmë me prova. Por kur shkohet deri aty sa kërkohet llogari për vjehrrin e vdekur kur është posedues për një shtëpi në kohën kur dhëndri nuk ka pasur pushtet, është mbresëlënëse” tha Rama.