-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama për BIRN: Veliaj nuk do të shkarkohet, do qëndrojë në detyrë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rrjetin e gazetarëve BIRN, duke mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe duke konfirmuar se ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.

Rama e cilësoi ndalimin e Veliajt si një shkelje të standardeve demokratike dhe e krahasoi dosjen hetimore me një “roman voluminoz” që përqendrohet në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij. Ai theksoi se në këtë dosje nuk ka asnjë provë konkrete të korrupsionit.

“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta. Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike.

Qëndrimi pesëvjeçar i Partisë Socialiste dhe i kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten, nënë e një djali gjashtëvjeçar”, ka deklaruar Rama për BIRN.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit