Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.
Gjatë takimit, Rama është parë duke dalë nga ambientet e Bashkisë, por ende nuk ka informacion të detajuar mbi tematikën e diskutuar mes tij dhe nënkryetarëve.
Sipas burimeve, brenda dy-tre ditëve, Veliaj mund të delegojë firmën për Bashkinë njërit prej nënkryetarëve.