Mbrëmjen e sotme do të luhen katër ndeshjet e para për fazën “play off” të Champions League.
Spikat përballja mes Manchester City dhe Real Madrid. Një finale e parakohshme, mes dy ekipeve që kanë dominuar këtë kompeticion në sezonet e fundit.
Dy skuadrat nuk vijnë në formën më të mirë të mundshme, por spektakli është i garantuar.