Prokuroria e Posaçme në dosjen voluminoze kundër Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij kanë zbuluar duke pretenduar se kanë përfituar edhe familjarët e çiftit. Sipas SPAK, një nga përfituesit është kushëriri i Ajola Xoxës, Valmir Xoxa, që ka marrë 50.000 lekë për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri. Sipas SPAK, ky person nuk zotëron asnjë kapacitet teknik apo njerëzor për ofrimin e një shërbimi të tillë.
“Sa më sipër, shtetasi Valmir Xoxa paguhet nga Qendra “Harabel”, e cila kontrollohet në fakt nga shtetësja Ajola Xoxa, për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri. Edhe në këtë rast, sipas organit procedues konstatohet ajo çfarë duket se karakterizon mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike, njëherë që ato janë kaluar në llogaritë e OJF-ve të kontrolluara nga shtetësja Ajola Xoxa.
Pra, pasi fondet publike arkëtohen ato degëzohen në shuma të copëzuara në shpk ose siç paraqitet rasti konkret, në individë të afërt me shtetasen Ajola Xoxa. Në rastin e shtetasit Valmir Xoxa, përveç se është kushëri i shtetases Ajola Xoxa, ashtu si edhe në raste të tjera të mëparshme, konstatohet se nuk zotëron asnjë kapacitet SHO teknik apo njerëzor për ofrimin e një shërbimi si ai i përshkruar më lart. Vetë shtetësja Ajola Xoxa pohon se ky shtetas punon si dirigjent” thotë SPAK-u.