Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në Facebook pasi Edi Ramën e lanë nervat për një moment gjatë komunikimit LIVE në rrjetet sociale teksa po fliste për Erion Veliajn.
Këtë moment, Berisha e lidh me faktin që sipas tij në Shqipëri ka ardhur shefi i fushatës së Trump duke marrë në dorë fushatën e PD-së. Berisha i kërkon dorëheqjen, por Rama ia bëri të qartë se nuk largohet.
LIVE-Veliaj u arrestua/ Rama: Unë nuk iki, harrojeni se do jap dorëheqjen
“Ja si u shkallmua sa ju kujtua konsulenti Chris LaCivita dhe fjala e tij! Edvin jep dorëheqjen! Lëre drogën, të merr shëndetin” shkruan Berisha.