Policia e Shtetit ka arrestuar 28-vjeçarin Elvis Ndreca, i cili ishte shpallur në kërkim për akuzat e përfshirjes në një grup të strukturuar kriminal.
Ai u shfaq në përgjimet e Sky ECC, ku është identifikuar si personi që siguroi kushte dhe mjete për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Elvis Ndreca është kushëriri i deputetit të PS në Lezhë, Eduard Ndreca.
Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të koduar “Wanted”, ku morën pjesë disa njësi speciale të Policisë.
Ndreca është akuzuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal. Ai është dërguar në burg, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Krimin e Organizuar.