Policia shqiptare ka arrestuar një të ri, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal të goditur nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “SACRIPANTE.AL”, u arrestua 24-vjeçari Klinder Luka, i dyshuar për veprime penale në fushën e narkotikëve, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Ky arrestim ka ardhur pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Venecias në vitin 2022, i cili ka për qëllim goditjen e grupeve kriminale që operojnë në fushën e drogës. Luka u arrestua në Shqipëri dhe tani pritet të ekstradohet në Itali. Gjatë operacionit, në Itali janë arrestuar gjithsej 10 shtetas të tjerë.
Gjykata e Venecias kishte lëshuar një urdhër arresti për Lukën, duke e akuzuar për shkelje të ligjit italian në lidhje me narkotikët, ndërkohë që Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane për të mundësuar ekstradimin e tij.