Avokoti i ri i Popullit, Endri Shabani, teksa ka raportuar para Komisonit për të Drejtat e Njeriu dhe Mjetet e Informimit Publik në Shqipëri ka propozuar miratimin e minimumit jetik, në vlerën jo më të ulët se 220 euro në muaj.
“Shtatë vjet më parë institucioni ynë ishte institucioni i parë publik që llogariti pragun e minimumit jetik në Shqipëri. Që nga ajo kohë, me indeksimin e inflacionit, sot kufiri i varfërisë është 22 000 lekë në muaj për frymë. Përballë këtyre shifrave, realiteti i mbrojtjes sociale flet vetë. Ne ende kemi pensione nën 10’000 lekë në muaj apo ndihmë ekonomike nën 9 000 lekë në muaj, çka është më pak se gjysma e këtij minimumi jetik”, u shpreh Shabani.









