-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Huffington Post”: MAGA mbërrin në Shqipëri

Kryesoret

Në artikullin e “Huffington Post” thuhet se arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, një nga njerëzit më të afërt të ramës ka tronditur themeline pushtetit të tij.

Në këtë artikull thuhet se kryeministri Edi Rama është një lider i korruptuar, i zhytur në skandale dhe po përballet me një valë zemërimi të pashmangshme nga qytetarët dhe opozita.

Artikulli i plotë

Nga Giulio Ucciero

Më shumë sesa për qendrat e emigrantëve, shqetësimet për aleatin e Melonit vijnë nga fronti i brendshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, aleati i tij i ngushtë, është arrestuar për korrupsion dhe tani kryeministri i Shqipërisë duhet të përballet me Chris LaCivita-n, arkitektin e fitores së fundit të manjatit. Slogani mbetet i njëjtë: “Make Albania Great Again” (Ta bëjmë Shqipërinë të madhe sërish).

MAGA: “Make Albania Great Again.”

Harrojeni marrëveshjen me Italinë për qendrat e emigrantëve, tashmë të zhvendosur në faqet e fundit të gazetave lokale. Zgjedhjet po afrohen në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, një njeri shumë i afërt me Edi Ramën, është arrestuar dhe partia kryesore e opozitës synon të mundë kryeministrin socialist duke luajtur kartën e trampizmit. Demokratët, rivalët e Ramës të udhëhequr nga ish-presidenti Sali Berisha, kanë punësuar Chris LaCivita-n si strateg të fushatës. Ai është guruja i Donald Trump-it, përgjegjës për fushatën fitimtare të manjatit të Shteteve të Bashkuara: “Rama është një kukull e Sorosit”, e bëri menjëherë të qartë LaCivita. Një prezantim tipik sovranist, shenjë që dallga MAGA ka mbërritur në Ballkan.

Gjërat nuk po shkojnë mirë për Ramën. Ndërsa kalon mes veprave të artit, skulptura të vogla dhe piktura që i ka realizuar vetë mes një mbledhjeje dhe tjetrës, kryeministri shqiptar tund kokën. Jo për shkak të protokolleve me Italinë, të cilat Giorgia Meloni dëshiron t’i ndryshojë pas tri refuzimeve nga gjykatat, duke planifikuar të transformojë “hotspot”-et në CPR (qendra për qëndrimin dhe kthimin e emigrantëve). Problemi i vërtetë i Ramës është fronti i brendshëm.

Së pari, SPAK-u, organi antikorrupsion, akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, dhe e dërgoi në burg. Më pas, Partia Demokratike e Berishës njoftoi se Christopher “Chris” LaCivita, njeriu që menaxhoi fushatën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, do të drejtojë fushatën e tyre për zgjedhjet e 11 majit.

Ish-marins në Irak dhe këshilltar i disa gjeneratave të republikanëve amerikanë, LaCivita luajti një rol kyç në rizgjedhjen e presidentit Trump në nëntor. Pasi mbylli atë kapitull, LaCivita tani ka fluturuar nga Riçmondi i Virxhinias drejt Tiranës për të riorganizuar strategjinë e opozitës shqiptare dhe për të rrëzuar Ramën.

“Ne duam të ndihmojmë në zgjedhjen e një kryeministri që është një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe që do të bashkëpunojë me sukses me presidentin Trump dhe SHBA-në”, tha strategu amerikan në një konferencë për shtyp, me Berishën që buzëqeshte në krah të tij. Fraza, shprehje, poza: demokratët shqiptarë, që këtu përfaqësojnë të djathtën, po kopjojnë manjatin. Sulmi i parë i LaCivita-s ndaj Ramës nuk la vend për dyshime: “Kryeministri aktual nuk është gjë tjetër veçse një kukull e George Sorosit.”

Të lidhësh rivalin me financierin hungarez, i konsideruar armik i vërtetë i të djathtave në Europën Qendrore dhe në Ballkanin Perëndimor, i ka gëzuar Berishën dhe të tijtë. Madje ish-kryeministri përsëriti të njëjtat fjalë në parlament: “Rama duhet të japë dorëheqjen; është një kukull e Sorosit.” Etiketa “sorosian” që i është ngjitur Ramës tashmë ka hyrë në fjalorin e përditshëm të demokratëve shqiptarë. “Berisha e di që për të fituar, duhet të paraqitet si kandidati më pro-amerikan”, shpjegojnë burime të informuara. Pasi priti LaCivita-n, i përshkruar në konferencë si “njeriu që pati fatin e madh të fliste për kombin amerikan nga Mar-a-Lago”, Berisha e di që rruga drejt qeverisë kalon përmes dy hapave vendimtarë.

Së pari, me ndihmën e gurusë MAGA, duhet t’i japë një goditje të fortë elektorale Ramës, sidomos tani që arrestimi i njeriut të tij në Tiranë e ka dobësuar atë. Pastaj, edhe më e rëndësishme, duhet të krijojë një lidhje të vërtetë me Trump-in. Berisha, që ishte president i Shqipërisë në vitet ‘90 dhe më pas kryeministër nga 2005 deri në 2013, u shpall “persona non grata” nga Shtetet e Bashkuara në 2021, me vendim të administratës Biden. Ish-presidenti amerikan e sanksionoi atë, bashkë me bashkëshorten, për shkak të përfshirjes në një sistem korruptiv në Shqipëri. Sipas rrethit të brendshëm të Partisë Demokratike, kjo skemë u orkestrua nga Rama dhe Sorosi. Edhe LaCivita nuk ka asnjë dyshim: “Berisha, ashtu si Donald Trump, është përndjekur nga qeveria. Jam këtu për të ndihmuar, ne mund ta bëjmë Shqipërinë sërish të madhe.”

Ndërkohë, në selinë e qeverisë, Rama po humbet durimin në Instagram (dje, në rubrikën e tij të përditshme, mbylli transmetimin duke thënë “fuck you”, por më pas kërkoi falje). Në përgjithësi, socialisti i pëlqyer nga sovranistët nuk dëshiron më të dëgjojë për qendra emigrantësh në Shqipëri. Rama ka organizuar aperitivë me kryeministren Meloni, për ditëlindjen e saj i dhuroi një shami tradicionale shqiptare gjatë një samiti në Arabinë Saudite, e quajti “mikeshë” në intervistat triumfale në mediat italiane dhe europiane, shkoi në Atreju për të, u distancua nga socialistët europianë. Dhe tani rrezikon të humbasë përballë kujt? Trampistëve të Shqipërisë.

Rama nuk është në vete. Ai mendon për votën, që po afrohet, dhe lëshon debatet mbi emigrantët mes qeverisë italiane dhe gjyqtarëve. Burime pranë HuffPost shpjegojnë se prioritetet e tij “sot dhe në muajt e ardhshëm do të jenë krejt të tjera”. “Qendrat? Nuk janë tema elektorale,” thonë burime shqiptare, “dhe sondazhet, të cilat ende e tregojnë Ramën në avantazh, mund të ndryshojnë pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ai konsiderohet numri dy i tij.” 24 orët e fundit kanë tronditur skenën politike shqiptare. Mirëpo, për Ramën më e keqja duket se ende nuk ka mbërritur. Shqipëria mund të shndërrohet në një degë të MAGA-s në Ballkan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit