Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i lidhur ato me një biznesmen të njohur, Sokol Kryeziu. Sipas Berishës, Veliaj ka pasuruar një fshesaxhi me 6 milionë euro, duke e bërë atë milioner brenda pak kohësh.
“Si mundet të marrë fshesaxhiun dhe ta bëjë milioner me 6 milionë euro, Erion Veliaj? Si mundet të ketë tre vila dhe të rrafshojë një vilë për hapësirë? Si mundet të flasësh për standardet që janë prishur standardet? Unë jam për standardet, por a e dini ju që 62% e atyre që janë në burgje janë të paraburgosur që është krimi më i shëmtuar. I plasin aty sikur të mos ishin njerëz.”, u shpreh Berisha.