-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Bushka: Unë si deputete ndihmova dëshmitarët që SPAK-u i detyroi

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka përpara grupit parlamentar socialist sqaroi pozicionin e saj se përse përmendet në dosjen e arrestimit të Erion Veliajt.

“Janë kërcënuar dhe intimiduar për t’u marrë dëshmitë nën trysni. Jo vetëm si e njohur por edhe si deputete janë shqetësuar për disa të drejta të shkelura që u janë bërë këtyre njerëzve. Janë detyruar që të dëshmojnë kundër vetes, duke u marrë deklarata nën presion. Tani që dosja është publike, ky është një fakt që prodhohet nga dhjetëra citime. Sa i përket përmendjes së burrit tim në një projekt. Bashkëshorti im i ka faturuar “BYLA”-s 112 mijë lekë me fatura në bankë për mirëmbajtje sistemi. Kolegë, a kaq vlen dinjiteti dhe emri im? Si balancohet kjo mbi emrin dhe dinjitetin tim? Po familjarët e mi dhe prindërit e mi të moshuar apo fëmijëve të mi 13 dhe 17 vjeç si t’ua shpjegoj? Unë e kam takuar vajzën në fjalë si një person që kam punuar dikur, Ina Goxhaj është kushërirë e imja. E kam këshilluar që të thotë të vërtetën. Si juriste i kam sqaruar një kushërire të drejtën e saj, nuk i kam kërkuar të fshehë. E kam kritikuar kushërirën se adresa e organizatës nuk ishte ndryshuar nga 2017 dhe pse unë e kisha kërkuar disa herë” tha ajo.

LIVE-SPAK e futi në hetim, viktimizohet Bushka: Si t’jua shpjegoj prindërve të moshuar?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit