-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Jam gati të dëshmoj! SPAK terrorizoi artistin, “e shikon burgun, aty do përfundosh”

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama tha sot se eshte gati te deshmoje per nje rast konkret qe sipas tij SPAK e ka kercenuar dhe intimiduar.

“Unë jam gati të dëshmoj, janë intimiduar njerëz, dikush më ka thënë që filani është në gjendje të rëndë psikologjike. E kam marrë, e kam kërkuar, është një personalitet, nuk e kam takuar asnjëherë, nuk kishte telefon, ia kishin marrë dhe nuk ia kishin kthyer më. E kam marrë me telefonin e gruas.

Kam dëgjuar nga ana tjetër e telefonit një grua që vetëm qante. Dhe pastaj jam takuar me personin. Mua më ka ardhur turp. Kur kam menduar se unë sot jam kryeministër dhe ndihem i pafuqishëm karshi një rasti dhe një personi që më ka kujtuar veten time kur më morën atëherë dhe më çuan këtu tek “Brraka”.

Ky nuk figuron tek emrat (dosja) se po të ishte nuk do ta përmendja. Është thirrur për arsye të aktiviteteve kulturore, si mund të merret në rrugë një baba që është duke çuar fëmijën në kopsht në karrocë. Hajde me ne. I thanë, e shikon atë atje? Është burgu ai. Mendo për djalin 3 vjeç” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit