Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se me arrestimin e Erion Veliajt forca politike që drejton dhe ai vetë morën zyrtarisht certifikatën që “duart tona janë larg fare drejtësisë”. Tha se SPAK duhet ta pyeste më parë kryetaren e komisionit të Ligjeve përpara se të njoftonte se e kishte futur në hetim.
“Kjo forcë politike nuk do të marrë përsipër që të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdo qoftë.
Vetëm një idiot apo maskara mund të thotë që pas kësaj ne kontrollojmë drejtësinë, ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg fare drejtësisë, por ne nuk jemi këtu hunj gardhi që thjeshtë përcjellim lajme dhe të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me apo pa dashje të episodeve si ky.
Minimalisht kryetarja e komisionit të ligjeve duhej thirrur dhe duhej pyetur. Ku jemi këtu, në cilën republikë jemi këtu” tha ajo.