-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pakt me PS për shkrirjen e SPAK, Berisha: Do ta shkrij vetë kur të vi në pushtet

Kryesoret

Sali Berisha në konferencën me gazetarët nga selia blu tha se ka përjashtuar çdo mundësi për të bahskuar votat në Parlament me PS për zhbërjen e SPAK. Berisha nënvizoi se nuk do të bashkojë votat me një organizatë kriminale dhe e ka denoncuar SPAK dhe vazhdon ta bëj.

Lideri i opozitës theksoi se do të nagazhohet me institucionin më serioz në botë dhe më ligjbërës atë të Komisionit të Venecias. Berisha u shpreh se kanë filluar punën me disa ekspertë europianë dhe po bëjnë një vëzhgim që të gjejnë zgjidhje, pasi sipas tij Shqipëria nuk mund të rrijë pa proces civil.

“E para, nuk është e vërtetë që sot protestoi partia aty. Protestoi administrata e bashkisë, punonjës të bashkisë, rrogëtarë të shtetit.

Se ç’bën PS, është punë e saj. Po sot, të jap po të duash mesazhe, dëshmitarë, se tek bashkia janë dërguar me detyrim. Me kërcënim se humbasin vendin e punës punonjësit e bashkisë.

Pra, midis atyre që protestojnë sot atje për të mbrojtur kryehajdutin e tyre dhe qytetarëve të lirë të opozitës, që protestojnë, ekziston një ndryshim si nata me ditën.

Nuk është e vërtetë se bashkohemi, jo, nuk bashkohemi.

E dyta, unë kam denoncuar dhe denoncoj Spakun si një organizatë kriminale dhe kam bërë sqarimet tuaja para jush.

Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës në atë institucion, por nënkuptoj ata prokurorë që mbyllin krime, ata prokurorë që me dokumente zyrtare gjobisin kriminelë, vrasës për t’ua lehtësuar dhe manipuluar dosjet.

Po unë këto i kam dhe unë nuk mund të bëja kurrë deklarata të tilla pa prova dhe fakte të pakundërshtueshme.

Janë këto prova dhe fakte dhe interesi i qytetarëve të cilët i paguajnë aty për të luftuar krimin dhe jo për të vjelë gjoba tek kriminelët dhe për t’u pasuruar.

Nuk bashkoj vota kurrë me një organizatë kriminale në pushtet.

Kam deklaruar, shqiptarët do votojnë PD-në dhe qeveria e saj do angazhojë institucionin më serioz në botë, më të ditur në ligjbërje, më të aftë, që është Komisioni i Venecias.

Ne kemi filluar njëfarë pune sa për dijeni, me ekspertë shumë të shquar europianë, që të bëjnë një lloj vëzhgimi të kësaj dhe të gjejmë rrugë sepse populli do zgjidhje, një shtet do zgjidhje. Nuk mund të rrijë Shqipëria pa proces civil, pa proces penal. E thoshte edhe OECD, nuk vjen kush në Shqipëri për të investuar.

Dhe natyrisht me një prokurori politike që nuk bën ligjin, por zbaton urdhrat e ministrit. Urdhëro, thashë, sado që të duket si kështu puna e Veliajt, po ai u shkëmbye kokë më kokë, mori kokën e Olsit, la kokën e Erionit. Kjo është e vërteta Pse? Se me Olsin duhej të jepte dorëheqjen ai.

Çfarë i tha ai Altinit? Ore i tha, po e kape këtë, unë jap dorëheqjen dhe vjen Berisha.

Po unë do vij, nuk ka gjë që më pengon mua. Mori fund.

Unë po pres me padurim 11 majin.

Opozita do vijë në pushtet dhe të gjitha këto do i shkojnë kot atij.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit