Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike mes tyre që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta shkruan sky news.
“Ne ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitën e kombeve të njëri-tjetrit. Ne kemi rënë gjithashtu dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat dhe do të fillojmë duke telefonuar Presidentin Volodymyr Zelensky, të Ukrainës, për ta informuar atë për bisedën, diçka që do të bëj tani”, shprehet ai.
Sipas sky news, ata ranë dakord që “skuadrat përkatëse të fillojnë negociatat menjëherë” për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në krye të negociatave do të jenë sekretari i shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe, këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Waltz dhe ambasadori Steve Witkoff, tha më tej Trump.